VIDEO/ Greqia e përfshirë nga moti i keq, Rodos më i prekur nga përmbytjet
Moti i keq që ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit arriti në Dodekanezë mbrëmjen e të mërkurës.. Imazhet e regjistruara në portin e Rodosit me detin që del në rrugën bregdetare janë karakteristike. Në të njëjtën kohë, anija e kompanisë SAOS u përball me erëra të forta dhe det të stuhishëm për t'u ankoruar në port. Edhe anijet e peshkimit nuk u kursyen nga tërbimi i motit dhe pësuan dëme të konsiderueshme ndërsa u përplasën me njëra-tjetrën për shkak të motit të keq. Sipas Shërbimit Meteorologjik, në Dodekanezë sot priten vranësira me shira dhe bubullima, lokalisht të forta deri në pasdite. Erërat do të jenë jug-juglindje 6 deri në 7 dhe në jug 8 deri në 10 Beaufort me dobësim...
Burimi:
syri.net