VIDEO/ Banda e hajdutëve ‘zbraz’ dyqanin e bizhuterive në më pak se 2 minuta

VIDEO/ Banda e hajdutëve ‘zbraz’ dyqanin e bizhuterive në më pak se 2 minuta

Një minutë e dyzet e dy sekonda, kaq u desh një grup hajdutësh, të njohur si banda e ‘minjve’, për të grabitur një bizhuteri herët në mëngjesin e së enjtes në zonën e Korydallos. Siç duket edhe në videon e siguruar nga protothema.gr, autorët ngritën roletën e sigurisë, hynë duke u zvarritur dhe, me kovë në dorë, pastruan raftet dhe dritaret, duke arritur të zbrazin dyqanin në më pak se dy minuta. Pas grabitjes, hajdutët larguan në një drejtim të panjohur. Policia greke vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.