Veteranët e Luftës Çlirimtare/ Zgjidhet kryetarja e re e organizatës (EMRI)
Në krye të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit” për herë të parë zgjidhet një grua. Komiteti Kombëtar i Organizatës ka zgjedhur Vera Tarifën. Tarifa gjatë prezantimit shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë. Ndërsa nënkryetari i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Anifashiste Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar, avokati Idajet Beqiri, tha se kjo Organizate e krijuar 68 vite më parë ka mbrojtur LANÇ nga deformimi i që duan t’i bëjnë persona të caktuar. Organizata e Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare u themelua në vitin 1957 dhe ruan kujtesën historike ndër breza.
Burimi:
sot.com.al