Vendimi final i KQZ-së/ Ja kur publikohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Vendimi final i KQZ-së/ Ja kur publikohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë nesër duke filluar nga ora 10:00, mbledhjen e radhës, në të cilën në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Sipas KQZ-së, procesi i rinumërimit të 2,557 vendvotimeve, i cili ka nisur më 13 janar, pritet të përfundojë sonte, më 30 janar. Aktualisht, kanë mbetur për t’u rinumëruar më pak se 50 vendvotime. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se pas përmbylljes së rinumërimit dhe verifikimit të të dhënave, Komisioni do të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare. Mbledhja e KQZ-së do të jetë e hapur për publikun dhe mediat.     Ndryshe, që nga mbajtja e zgjedhjeve më 28 dhjetor...