Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
‘Uroj që qytetarët të largohen nga zymtësia dhe bllokada’, voton kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka hedhur votën e tij për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pas votimit, Abdixhiku dha një prononcim për gazetarët ku tha se qytetarët e Kosovës duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për të ardhmen e Kosovës. “Është një ditë e mirë, ditë e mbarë dhe shpresoj që gjithçka të shkoj mire. Uroj që qytetarët të votojnë për zhvillim, stabilitet, për të ardhme euroatlantike dhe të largohen nga zymtësia dhe bllokada që na ka shoqëruar në këto vite. Le të fitojë populli i Kosovës, siç di të fitojë në ditën e zgjedhjeve”, tha Abdixhiku.