Ulet çmimi për ngrohje/ Rregulltori i energjisë: 3.8% në kryeqytet ndërsa 5% në…

Ulet çmimi për ngrohje/ Rregulltori i energjisë: 3.8% në kryeqytet ndërsa 5% në…

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) e Kosovës ka vendosur ta ulë çmimin e ngrohjes nga ndërmarrjet publike për konsumatorët në Prishtinë dhe Gjakovë. Rregullatori i energjisë bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë se e ka ulur për 3.8 për qind çmimin e ngrohjes me matje për konsumatorët e Termokosit në kryeqytet, ndërsa për 5 për qind për ata në Gjakovë. ZRRE-ja e miratoi vendimin për këtë ulje gjatë një mbledhjeje të martën. Çmimi i deritanishëm për ngrohjen me matje ishte 76 centë për kilovat në muaj, i vendosur vitin e kaluar. Me çmimin e ri, tani konsumatorët në Prishtinë do të paguajnë 73 centë për kilovat në muaj, ndërsa ata në Gjakovë 72 centë. Termokos numëron rreth 25.000 konsumatorë në Prishtinë. Sezoni...