‘Udhëheqës i dobët, nën hijen e Rusisë dhe Kinës’, FAZ: Trump e zhveshi Vuçiçin nga iluzioni i fuqisë
Sanksionet e vendosura nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë detyruar kompaninë ruse Gazprom të tërhiqet nga Serbia, duke e vënë në pikëpyetje pozicionin e fuqisë së pretenduar të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe duke ekspozuar dobësinë e pushtetit të tij, shkruan gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ). Në analizën e saj me titull “Presioni i Trump-it e zbërtheu iluzionin e pushtetit në Serbi”, FAZ vlerëson se ndonëse Trump shpesh perceptohet si politikan i paparashikueshëm që demonstron forcë, në këtë rast ai ka vepruar seriozisht. Sipas gazetës, pasojat e kësaj qasjeje i ndjejnë më së shumti vendet dhe udhëheqësit e dobët, përfshirë Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandër Vuçiç, i cili, siç shkruan FAZ, është mbështetur më shumë në retorikë sesa në fuqi...
Burimi:
syri.net