U kapën me 115 kg kokainë, arrestohet djali i ish-trajnerit serb
Dy shtetas serbë, Damjan Roganović dhe Dušan Petković, janë arrestuar në Amsterdam si pjesë e një hetimi ndërkombëtar për kontrabandën e 115 kilogramëve kokainë. Dušan Petković është djali i të ndjerit Ilija Petković (1945–2020), ish-futbollist dhe trajner i njohur jugosllav, i cili drejtoi edhe ekipin kombëtar të Serbisë dhe Malit të Zi në Kupën e Botës 2006 në Gjermani. Babai i tij kishte grumbulluar djalin e tij si pjesë të ekipit kombëtar. Operacioni u realizua në bashkëpunim ndërkombëtar midis Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, BIA, Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, prokurorive publike të Belgjikës dhe Holandës, si dhe me mbështetjen e Europol dhe Eurojust. Gjatë aksionit u arrestuan gjithsej tetë persona dhe u sekuestruan 115 kilogramë kokainë. Sipas njoftimit zyrtar, tetë...
Burimi:
syri.net