Trump uron Kosovën, i dërgon letër Osmanit për 18-vjetorin e pavarësisë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përgëzuar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, duke riafirmuar mbështetjen e fuqishme amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, njoftoi Presidenca e Kosovës. Në mesazhin e tij, Trump vlerësoi angazhimin e Kosovës në nismën Bordi i Paqes, një iniciativë që synon adresimin e konflikteve ndërkombëtare, si dhe mbështetjen që Prishtina u ka dhënë përpjekjeve amerikane në çështje globale, përfshirë Ukrainën dhe Gazën. Ai theksoi se marrëdhëniet dypalëshe po forcohen vazhdimisht dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve, duke nënvizuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të punuar me Kosovën në funksion të paqes dhe stabilitetit afatgjatë. Që nga viti 1998, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbi 2 miliardë...
Burimi:
sot.com.al