Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Tronditëse/ Orteku i borës i kishte mbuluar, gjenden të pajetë 4 alpinistë në…
Një ngjarje dramatike ka ndodhur në Greqi ditën e sotme, teksa pasi u deklaruan të humbur në alpe, 4 alpinistë u gjetën pa ndjenja gjatë kërkimeve, të “varrosur” nga orteku i dëborës. Ngjarja ndodhi në malet Vardousia, në Fokidën malore. Konkretisht, ata janë tre burra dhe një grua. Më herët mendohej se ata ishin strehuar diku në ndonjë guvë, për shkak të kushteve ekstreme të motit. Tre burrat ishin larguar nga fshati Athanasios Diakos të enjten në mëngjes me qëllim, që të ndiqnin një rrugë malore, drejt një pike të vështirë në zonë. Që atëherë, ata nuk kishin treguar shenja jete. Më herët gjatë ditës, makina e tre alpinistëve ishte gjetur në zonën e Athanasios Diakos. 30 zjarrfikës nga ekipet e alpinizmit EMAK të 1-rë,...