Tronditëse/ Gjendet në plazh kufoma e një të panjohuri, dyshohet se është biznesmeni…

Tronditëse/ Gjendet në plazh kufoma e një të panjohuri, dyshohet se është biznesmeni…

Një kufomë e një burri me identitet ende të panjohur është gjetur në një nga plazhet e Qipros, ndërsa autoritetet po hetojnë mundësinë që trupi të ketë lidhje me zhdukjen misterioze të biznesmenit rus 56-vjeçar, Vladislav Baumgartner, i cili rezulton i zhdukur që prej 7 janarit. Sipas raportimeve, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë anëtarë të Bazave Britanike, si edhe Shefi i Policisë së Limasolit dhe oficeri i Njësisë TAE, të cilët kanë izoluar zonën dhe kanë nisur procedurat hetimore. Trupi është gjetur në një fazë të avancuar dekompozimi, çka e bën të pamundur identifikimin e menjëhershëm. Autoritetet bëjnë me dije se kufoma do të transferohet në morgun e Bazave Britanike, ku të enjten pritet të kryhet autopsia nga një mjek patolog ligjor. Gjatë procedurës do...