Tronditëse/ Dy të vdekur brenda ditës në burg, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë, ja dyshimet e para
Burgjet greke nuk gjejnë qetësi, ku mbizotërojnë ngjarjet e rënda kriminale, trazirat dhe kaosi, ndërsa në to vuajnë dënimet edhe shumë shqiptarë. Dy të dënuar humbën jetën sot (14 mars) në Burgun e Koridhalosit, në rrethana që po hetohen nga autoritetet dhe dyshimet për një overdozë të mundshme. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një grek 49-vjeçar dhe një 43-vjeçar nga Bangladeshi. Dy burrat u dërguan pa ndjenja në spitalin e Burgut, ku u shpallën të vdekur. Shkaku më i mundshëm i vdekjes besohet të jetë përdorimi i drogës. Situatë e rëndë është edhe në Malandrino, ku dje pati incident me shqiptarin e dënuar përjetë, Klodjan Lekocaj, i akuzuar edhe si “bosi i mafias shqiptare” në burgjet helene. Ai refuzoi kontrollin në qeli dhe bllokoi derën,...
Burimi:
sot.com.al