Tronditëse/ Babai sulmon dhe plagos me thikë, djalin e tij të adoptuar
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Aliveri, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u sulmua me thikë nga njerku i tij 36-vjeçar. Sipas mediave greke, konflikti nisi pas një debati të ashpër mes të riut dhe njerkut të tij. Situata degradoi brenda pak minutash, kur 36-vjeçari mori një thikë dhe e goditi 18-vjeçarin në kyçin e dorës së djathtë. Pas incidentit, i riu arriti të largohej nga banesa dhe telefonoi menjëherë numrin e emergjencës 112. Forcat e policisë në Volos ndërhynë shpejt, duke e gjetur 18-vjeçarin dhe duke e transportuar në komisariat për sigurinë e tij, ndërsa arrestuan autorin e dyshuar. 36-vjeçari u akuzua për dhunë në familje dhe përdorim të paligjshëm të armës. Sipas dëshmisë së të riut, ai kishte qenë...
Burimi:
sot.com.al