Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Treni përplaset me makinën/ Lëndohen 3 persona, mes tyre një i mitur
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:50 në fshatin Grabovc i Poshtëm të Fushë Kosovës, ku janë përfshirë një tren dhe një automjet. Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët kanë arritur të nxjerrin nga automjeti një fëmijë të moshës 7–8 vjeç, si dhe drejtuesin e veturës. Një dëshmitar i rastit, Bledar Hajdari, ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, duke deklaruar se automjeti kishte tentuar të frenonte, por për shkak të akullit në rrugë nuk ka arritur të ndalojë. Sipas tij, dy të lënduarit janë rreth moshës 35-vjeçare, ndërsa fëmija është nxjerrë nga automjeti nga pjesëtarët e FSK-së. Personi...