Tre orë pritje/ Fermerët grekë vijojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, sipas vendimeve të marra…

Tre orë pritje/ Fermerët grekë vijojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, sipas vendimeve të marra…

Fermerët në Greqi po vazhdojnë protestat e tyre edhe gjatë festave të Krishtlindjeve, duke mbajtur bllokada në akset kryesore rrugore, por njëkohësisht duke marrë masa për të mos penguar rëndë lëvizjen e qytetarëve. Nga bllokada e Nikaias, që konsiderohet “zemra” e protestave në Thesali, fermerët vendosën në kuvendin e tyre që sot të bllokojnë simbolikisht tunelet e Tempit për kamionët, nga ora 10:30 deri në 15:30. Traktorët do të zhvendosen drejt autostradës Athinë–Selanik, ndërsa makinat dhe autobusët do të lejohen të qarkullojnë normalisht. Sipas vendimeve të marra, nga e marta e tutje traktorët në Nikaia do të riorganizohen në mënyrë që të mos krijohen probleme për fluksin e shtuar të udhëtarëve gjatë festave. E njëjta praktikë pritet të ndiqet edhe në bllokadat e tjera, ndërsa...