Transportuesit serbë i japin fund bllokadës, nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë

Transportuesit serbë i japin fund bllokadës, nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë

Ka nisur këtë të premte, qarkullimi i kamionëve dhe mjeteve transportuese nga Kosova drejt kufirit me Serbinë, pasi transportuesit serbë i dhanë fund bllokadës disaditore, njoftoi Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar i Kosovës. Shoferët e kamionëve nga Serbia thanë në një deklaratë se po i heqin bllokadat pas pesë ditësh sepse Komisioni Evropian “ka njoftuar qartë për herë të parë se shoferët profesionistë janë një kategori e veçantë punëtorësh që kërkojnë një qëndrim më të gjatë në territorin e Bashkimit Evropian se 90 ditë”. Ndërkohë, më vonë, transportuesit e Bosnjës konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se edhe ata kanë hequr gjithashtu bllokadën kufitare. Më herët, kolegët e tyre nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut hoqën dorë prej këtyre masave të enjten, pasi...