Tragjedia në Vjenë, Presidentja Osmani ngushëllon familjet e tre viktimave: Dhimbje e thellë edhe për ne!
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me vdekjen e tre shqiptarëve të Kosovës në kantierin e ndërtimit në Vjenë. Përmes një telegrami ngushëllimi, ajo shpreh se tragjedia ka lënë dhimbje jo vetëm te familja, por te të gjithë. Osmani thotë se e ndan dhimbjen me ta dhe lutet të gjejnë forcë në këtë moment të vështirë. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të jetëve të bashkatdhetarëve tanë: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj, si pasojë e aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi në Vjenë. Kjo tragjedi e rëndë, që ua ndërpreu jetën teksa punonin për ta siguruar jetesën, ka lënë një dhimbje të thellë e të pashuar jo vetëm te familjet e tyre, por te të gjithë ne....
Burimi:
sot.com.al