Tragjedia në Vjenë/ Ministria e Jashtme e Kosovës: Po punojmë për kthimin e trupave të 3 viktimave

Tragjedia në Vjenë/ Ministria e Jashtme e Kosovës: Po punojmë për kthimin e trupave të 3 viktimave

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të 3 shqiptarëve nga Kosova pas incidentit në kantierin e ndërtimit në Vjenë. Ministria thekson se që nga marrja e informacionit, institucionet e Kosovës janë koordinuar me familjarët për të ofruar mbështetje dhe për të lehtësuar procedurat për kthimin e trupave të viktimave në Kosovë. “Bazuar në konfirmimet zyrtare dhe në informacionet e siguruara përmes kontakteve me familjarët, deri në këto momente është konfirmuar se nga viktimat e identifikuara janë Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj me prejardhje nga Republika e Kosovës”, thuhet në njoftim. Ministria shprehu ngushëllimet për familjet dhe të afërmit e viktimave si dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. Më tej shton se...