Tragjedia në Vjenë/ Ambasada e Kosovës në Austri: Ngushëllime familjeve të viktimave, të angazhuar për të ofruar…

Tragjedia në Vjenë/ Ambasada e Kosovës në Austri: Ngushëllime familjeve të viktimave, të angazhuar për të ofruar…

Një aksident i rëndë në një kantier ndërtimi ka ndodhur dje në Vjenë, Austri ku shembja e një skelë ndërtimi rezultoi fatale për katër punëtorë, tre prej tyre shqiptarë të Kosovës. Ambasada e Kosovës në Austri, ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave në tragjedinë e ndodhur në Vjenë. Ambasada njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake, si dhe me familjarët e viktimave, me qëllim që të ofrojë mbështetjen e nevojshme dhe të koordinojë procedurat përkatëse “Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe po ndjekim nga afër çdo...