Tragjedia në Trikala të Greqisë: Pronari dhe dy teknikë dërgohen në prokurori pas shpërthimit vdekjeprurës

Tragjedia në Trikala të Greqisë: Pronari dhe dy teknikë dërgohen në prokurori pas shpërthimit vdekjeprurës

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Trikalasë (Greqi) dy ditë më parë, ku një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga zjarr në fabrikën e kompanisë “Violanta” i mori jetën pesë punëtoreve. Pas hetimeve paraprake, autoritetet greke kanë arrestuar pronarin e kompanisë, teknikun e sigurisë dhe teknikun e turnit, të cilët këtë mëngjes po çohen përpara prokurorisë kompetente për t’u përballur me drejtësinë. Sipas burimeve zyrtare, tre personat u arrestuan dje nga Drejtoria për Luftimin e Krimeve të Zjarrvënies së Dëmshme (DAEE), në kuadër të hetimeve për shkaqet e shpërthimit dhe zjarrin vdekjeprurës që përfshiu ambientet e fabrikës. LEXO EDHE: 'Çfarë ndodhi brenda fabrikës në Trikala'/ Flasin dëshmitarët: Edhe çeliku u shkri. Nuk kishim kohë të iknim! Të arrestuarit kanë dhënë shpjegimet e tyre para oficerëve të DAEE-së...