Tragjedia me 5 viktima në fabrikën e biskotave/ Çfarë tregojnë gjetjet e para, nga vendi ku ndodhi shpërthimi
Vazhdojnë hetimet në qytetin e Trikalasë për të zbardhur shkaqet që çuan në shpërthimin tragjik në fabrikën e Violandës, ku si pasojë humbën jetën pesë punëtore. Gjetjet e para nga hetimet e kryera në ambientet e fabrikës tregojnë se shpërthimi ka ndodhur në zonën ku ndodheshin furrat, pas një rrjedhjeje gazi. Autoritetet kanë vënë nën shqyrtim studimet e sigurisë nga zjarri të fabrikës, e cila edhe një ditë pas tragjedisë vazhdon të “nxjerrë tym”. Sipas raportimeve nga protothema.gr, objektet e fabrikës së Violandës dispononin studim për mbrojtjen nga zjarri, i cili ishte dorëzuar në mënyrë elektronike nga një inxhinier i autorizuar në shtator të vitit 2025. Ndërkohë, që nga mesdita e së martës (27 janar) ka nisur procesi i marrjes së dëshmive në Shërbimin Zjarrfikës....
Burimi:
sot.com.al