Tragjedi në Selanik/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën pasi ra nga ballkoni i katit të katërt

Tragjedi në Selanik/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën pasi ra nga ballkoni i katit të katërt

Një 19-vjeçar shqiptar humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Selanik pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të katërt. Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit. Sipas informacioneve, i riu e kishte marrë apartamentin me qira afatshkurtër. Ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por 19-vjeçari kishte ndërruar jetë. Policia po heton për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes./vizionplus.tv