Tragjedi në malet greke, katër persona humbin jetën nga orteku

Tragjedi në malet greke, katër persona humbin jetën nga orteku

Të dhëna të reja kanë dalë në dritë lidhur me tragjedinë e ndodhur në malet Vardousia, në Fokida të Greqisë, ku katër alpinistë u gjetën pa shenja jete pas dy ditësh kërkimesh intensive. Sipas autoriteteve dhe ekipeve të shpëtimit, katër burrat u gjetën të varrosur nën një ortek, në një zonë pak para majës së malit Korakas. Vendndodhja konsiderohet veçanërisht e rrezikshme, për shkak të kalimeve të pjerrëta, shpateve vertikale dhe paqëndrueshmërisë së borës. Ekspertë të alpinizmit dhe shpëtimtarë theksojnë se në kushte të tilla edhe një zhurmë e vogël mund të shkaktojë ortek, sidomos kur bora është e freskët. Sipas raportimeve të Ertnews, alpinistët u rrëmbyen papritur nga orteku, pa pasur mundësi reagimi. Ata u gjetën shumë pranë njëri-tjetrit, çka tregon se ngjarja ndodhi...