Tmerr në Greqi, 52-vjeçari vret dy gra, njërën e hodhi në koshin e plehrave, tjetrën e fshehu në bodrum

Tmerr në Greqi, 52-vjeçari vret dy gra, njërën e hodhi në koshin e plehrave, tjetrën e fshehu në bodrum

Dy burra, të moshës 52 dhe 50 vjeç, janë arrestuar nga autoritetet greke, të akuzuar për vrasje me dashje në bashkëpunim dhe në vazhdimësi, si edhe për një rast të rëndë përdhunimi. Çështja ka tronditur opinionin publik, pasi një bodrum në zonën Menemeni të Selanikut u zbulua si vendi ku dyshohet se janë kryer krimet. Sipas autoriteteve, 52-vjeçari ka pranuar fajin dhe ka çuar policinë drejt bodrumit. Rasti doli në dritë natën e së premtes, më 30 janar, gjatë një emisioni investigativ. Viktima e parë dyshohet të jetë 46-vjeçarja Maria Angelakoudi, e zhdukur që nga fillimi i tetorit 2024. Familja e saj kishte denoncuar zhdukjen në Aleksandrupoli. Sipas rrëfimit të autorit të dyshuar, më 30 tetor 2024 ai e vrau Marian në bodrumin ku konsumonin...