“Thuhet se Vuçiç është i përfshirë!”/ Kurti bën deklaratën e fortë: Të krijohet një gjykatë speciale ndërkombëtare

“Thuhet se Vuçiç është i përfshirë!”/ Kurti bën deklaratën e fortë: Të krijohet një gjykatë speciale ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar themelimin e një gjykate speciale ndërkombëtare për të hetuar dhe gjykuar krimet e njohura si “turizmi i snajperëve” në Sarajevë. Ai deklaroi se në këtë fenomen thuhet të ketë pasur rol edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Këto deklarata, Kurti i ka mbajtur në konferencën e dytë shkencore ndërkombëtare të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë në 18-vjetorin e Pavarësisë. Më tej u shpreh se sipas informacioneve që qarkullojnë, gjatë rrethimit të Sarajevës në fillim të viteve ’90, persona të ndryshëm paguanin shuma parash për të qëlluar me snajper civilë boshnjakë nga kodrat përreth qytetit. “Shtëpi të verdhë nuk ka, por ka gjithnjë e më shumë informacione dhe fakte se ka pasur ‘Sarajevo safari’, ku...