Tërmeti ‘shkund’ vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Tërmeti ‘shkund’ vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Greqia është goditur sot (16 mars) nga një tjetër tërmet, duke shkaktuar panik dhe frikë te banorët. Lëkundjet e cilësuara prej ekspertëve si mesatarisht të forta, ndodhën në zonën e Chanias. Tërmeti kishte forcën 3.8 ballë të shkallës Rihter dhe me shtrirje në zonën e Kretës. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti u regjistrua 16 km në jug-juglindje të Sougias, në një thellësi fokale prej 5 km. termet greqi Prej 8 marsit, Greqia është goditur nga një valë e pandërprerë lëkundjesh sizmike në të gjithë territorin e saj, ku më i forti ishte ai i Janinës (po 8 mars), 5,3 ballë dhe që shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe gjendje të jashtëzakonshme. Të fundit u regjistruan të shtunën, me forcë 4,8 ballë, po në zonën e...