Tërmeti ‘shkund’ Greqinë, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra
Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore, po për fat të mirë pa raportime për të lënduar apo viktima. Lëkundjet sizmike u regjistruan pranë Kalavryta dhe ishin me magnitudë 3.6 Rihter. Autoritetet thanë se tërmeti ra në orën 12:35 me atë lokale me kishte një thellësi fokale prej 15 km. Konkretisht, sipas analizës së Institutit Gjeodinamik, tërmeti me magnitudë 3.6 Rihter u përqendrua 9 kilometra në veriperëndim të qytetit të Kalavryta dhe pati një thellësi fokale prej 15.8 km. Tërmeti u ndje edhe në zona të tjera të Akaisë. Nuk janë raportuar dëme materiale apo të lënduar nga tërmeti.
Burimi:
sot.com.al