Tërmeti me magnitudë 4.5 ballësh godet Bosnjë dhe Hercegovinën

Tërmeti me magnitudë 4.5 ballësh godet Bosnjë dhe Hercegovinën

Territori i Bosnjës dhe Hercegovinës u godit nga një tërmet i cili, sipas matjeve të para, ishte me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter. Sipas të dhënave të EMSC, tërmeti u regjistrua nëntë kilometra në jugperëndim të Livnos dhe u ndje në territorin e Kroacisë, si dhe në pjesë të tjera të Bosnjës dhe Hercegovinës. Tërmeti u ndje nga banorët e Bugojnos, por u ndje edhe në pjesët qendrore të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe në Sarajevë. ‘U drodh mirë’, është një nga komentet e banorëve të Bugojnos. Banorët e Livnos komentuan gjithashtu për tërmetin. ‘Për rreth 5-8 sekonda, fillimisht pati një dridhje, pastaj u lëkund fort’, kanë thënë banorët.