Tërmeti me magnitudë 4.4 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 4.4 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Greqia është goditur sot (19 shkurt) nga një tjetër tërmet. Lëkundjet sizmike që u vlerësuan mesatarisht të forta, e patën epiqendrën e tyre në Mesinia. Forca e goditjes ishte 4.4 ballë e shkallës Rihter. Lëkundjet u ndjenë të forta, aq sa shkaktuan frikë dhe panik tek banorët e zonës. Por ende nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme. Sipas Institutit Gjeodinamik , epiqendra e tërmetit ndodhet 9 kilometra në perëndim të Gargalianës, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 11.4 kilometra. Javët e fundit Greqia është goditur nga tërmete të shpeshta në të gjitha zonat e saj, kryesisht në veriperëndim dhe në zonën e Kretës.