Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda
Një tërmet tjetër ka goditur Greqinë ditën e sotme, pas atij dje në pjesën perëndimore. Lëkundjet me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter, u shënuan në orën 15:32 në ishullin e Kretës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 17 kilometra në jug të Tsoutsouros, Heraklion, dhe thellësia fokale e tij vlerësohet në 10 kilometra. Nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar, teksa autoritetet po ndjekin situatën nga afër. Ditën e djeshme (2 shkurt), u regjistruan lëkundje sizmike pranë Kalavryta, me magnitudë 3.6 Rihter, pjesë e bregdetit perëndimor të Greqisë.
Burimi:
sot.com.al