Tërmeti i fortë godet Greqinë, ja sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së premtes (20 mars), duke shkaktuar panik te banorët e qytetit të Janinës dhe Epirit. Lëkundjet u ndjenë të forta, për shkak të thellësisë së vogël të tërmetit, e cila është vlerësuar rreth 20.3 kilometra. Sipas Institutit Gjeodinamik pranë Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra ishte rreth 10 kilometra në veri-verilindje të zonës Agia Kyriaki. Tërmeti ndodhi në orën 11:05 sipas kohës lokale dhe, megjithëse nuk zgjati shumë, ishte mjaftueshëm i fortë për të shqetësuar banorët në Janinë dhe në zonat përreth.
Burimi:
syri.net