Tërmete në Itali, njerëzit në panik dalin në rrugë

Tërmete në Itali, njerëzit në panik dalin në rrugë

Dy lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar paraditen e sotme në rajonin e Romagnës në Itali, mes provincave Ravenna dhe Forlì-Cesena. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), lëkundja e parë u ndje rreth orës 9:27 me magnitudë 4.3, me epiqendër pranë qytetit Russi në provincën e Ravenna-s, në një thellësi rreth 23 kilometra. Dy minuta më vonë, në orën 9:29, u regjistrua një tjetër lëkundje me magnitudë 4.1, me epiqendër pranë Faenza-s, po në provincën e Ravenna-s. Tërmeti u ndje edhe në Forlì, Cesena, Ravenna dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik te qytetarët, të cilët dolën në rrugë. Autoritetet lokale dhe shërbimet e zjarrfikësve konfirmojnë se deri tani nuk ka raportime për dëme në njerëz apo objekte. Edhe Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile...