Telegrami shpërndan propagandën ekstremiste ruse deri në Serbi
“Dëbime masive, ripërtëritje e traditës dhe kulturës, përmbysje e globalizmit dhe Bashkimit Evropian”... Këto janë vetëm disa nga parullat e përfshira në një paketë të re vendimesh për “çdo nacionalist të bardhë”. Materiali është shpërndarë në Telegram nga një organizatë e sapokrijuar ndërkombëtare ekstremiste pro-ruse. Bëhet fjalë për Ligën Ndërkombëtare Sovraniste “Paladins” (International Sovereigntist League - Paladins / ISL Paladins) - një aleancë kjo transnacionale e organizatave të djathta radikale dhe neonaziste, sipas të dhënave nga llogaritë e saj në Telegram. Liga është themeluar në shtator të vitit 2025 në Shën Petersburg të Rusisë. Në kongresin themelues është deklaruar se qëllimi i saj duhet të jetë bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve mes organizatave të ekstremit të djathtë. Në këtë aleancë marrin pjesë edhe disa grupe...
Burimi:
syri.net