Të shtënat me armë zjarri në Gjakovë, zbulohet identiteti i 38-vjeçarit që mbeti i vrarë

Të shtënat me armë zjarri në Gjakovë, zbulohet identiteti i 38-vjeçarit që mbeti i vrarë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjakovës në orët e para të së hënës, ku si pasojë e përdorimit të armës zjarri ka humbur jetën 38-vjeçari Rasim Binakaj. Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. I dyshuari kryesor për këtë incident dyshohet të jetë pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja. Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi ngjarjen dhe dha detaje për rastin që ndodhi në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, duke thënë: “Sot rreth orës 05:30, jemi informuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ dy persona meshkuj të moshës madhore janë qëlluar me armë zjarri. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri është dërguar për trajtim mjekësor”. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar...