Të shtëna në Mitrovicë, lëndohet një person, pranga të dyshuarit

Të shtëna në Mitrovicë, lëndohet një person, pranga të dyshuarit

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Mitrovicë, konfirmoi Policia e atij rajoni. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar “Sot rreth orës 14:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një person të plagosur në Mitrovicë nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ilaz Kodra’”, tha ai.. Zahiti tha se nga i dyshuari kanë konfiskuar një armë. “Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri”. Ai tha se hetuesit, në...