Të shtëna me armë zjarri, raportohet për një të plagosur (Detaje)

Të shtëna me armë zjarri, raportohet për një të plagosur (Detaje)

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në rrugën Gjilan–Kamenicë, pranë një karburanti. Si pasojë e të shtënave me armë, një person ka mbetur i plagosur. Zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se dyshohet se në ngjarje kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. “Njësite policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.  Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast”, thuhet në deklaratën zyrtare.