Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Kosovë/ Tre persona përfundojnë në spital

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Kosovë/ Tre persona përfundojnë në spital

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në Deçan të Kosovës. Sipas, zëdhënësit të policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi nga të shtënat kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Raportohet po ashtu se autori i dyshuar i të shtënave është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. Ndërkohë shkaqet e të shtënave ende nuk dihet, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. “Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma...