Të shtëna me armë në Mitrovicë, një person hap zjarr në drejtim të një mjeti në lëvizje
Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së hënës në Mitrovicë. Policia bën me dije se rreth orës 22:43 në rrugën “Sami Gashi” janë regjistruar të shtëna ndaj mjetit të një personi. Mësohet se një person i panjohur ka hapur zjarr ndaj mjetit në lëvizje. Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar. “Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se një person i pa njohur gjersa ka qenë me veturë në lëvizje, ka shtënë me armë zjarrit në drejtim të tij. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe dy predha. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Burimi:
sot.com.al