Të shtëna me armë në Greqi, plagoset pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij
Pronari shqiptar i një restoranti në Greqi dhe djali i tij mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në orët e para të mëngjesit të sotmëm. Sipas informacioneve, tre persona të armatosur mbërritën me makinë në orën 2:40 në biznesin e 70-vjeçarit shqiptar. Sipas protothema.gr, 70-vjeçari u plagos në këmbë, ndërsa djali i tij 39-vjeçar në kofshë dhe pulpë. Në vendin e ngjarjes u gjetën 4 gëzhoja. Pas të shtënave, tre autorët u larguan me makinë në drejtim të panjohur, ndërsa FBI-ja greke po heton rastin.
Burimi:
vizionplus.tv