“Të shpallet i pafajshëm”/ Gjyqi në Hagë, mbrojtja e Krasniqit: Lejojeni t’i kalojë vitet që i kanë mbetur me familjen
Më 13 shkurt zhvillohet dita e pestë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë. Në nisje të deklaratave përmbyllëse avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra, tha se klienti i saj duhet të shpallet i pafajshëm dhe të kthehet pranë familjes së tij. Ajo tha se Krasniqi gjendet në paraburgim në Hagë që prej 1.926 ditësh. “Parashtrojmë që është vetëm një opsion që të merrni vendim pafajësie ndaj të gjitha akuzave të ngritura ndaj Jakup Krasniqit. Në fund të parashtrimit do t’iu bëjmë thirrje të nderuar gjykatës që ta shpallni të pafajshëm Krasniqin dhe ta lejoni këtë zotëri 75-vjeçar që të kthehet në familjen e...
Burimi:
sot.com.al