“Të pushkatohet Vjosa Osmani”/ Prokuroria nis hetimet për kërcënimet ndaj Presidentes së Kosovës
Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani. Përmes një njoftimi, Prokuroria bën të ditur se hetimet nisën për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës”. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik, se sot ka iniciuar rast penal në lidhje me kërcënimet ndaj presidentes së Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani-Sadriu, në drejtim të veprës penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës, nga neni 121 lidhur me nenin 119 paragrafi 1 , nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Po ashtu Prokuroria Speciale tha se “ka autorizuar Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës,...
Burimi:
sot.com.al