Takimet me Erdogan, ja pse lëvizjet e Vuçiçit nuk janë të rastësishme
Afrimi i shtuar mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan po ngjall reagime të forta në Sanxhak, ku përfaqësues të shoqërisë civile shprehin dyshimin se partneriteti i theksuar politik dhe ekonomik po përdoret për të konsoliduar pushtetin në një vit zgjedhor. Pas vizitës së Vuçiçit në Ankara dhe paralajmërimit për ardhjen e Erdoganit në Serbi, asambleja e qytetarëve të Novi Pazarit i dërgoi një letër presidentit turk, duke theksuar se “marrëdhëniet diplomatike dhe bashkëpunimi ekonomik nuk duhet të përdoren për të rritur artificialisht vlerësimin e një regjimi që zbaton represion sistemik në Sanxhak”. Në reagimin e tyre, ata nënvizojnë kontrastin mes deklaratave zyrtare dhe realitetit lokal: “Ndërsa në takime flitet për miqësi strategjike dhe investime, në Novi Pazar përjetojmë izolim ekonomik,...
Burimi:
sot.com.al