Takim me Kurtin, Abdixhiku: Nuk na u propozua asnjë emër, s’jemi kundër as për Osmanin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se arritja e një konsensusi politik mes partive shqiptare për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës duket se është i pamundur. Pas një takimi dyorësh me kryeministrin Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, Abdixhiku tha se çështja e presidentit mbetet shumë e vështirë në këtë fazë. “Të them të drejtën, e shoh shumë të vështirë çështjen e konsensusit politik në këtë moment brenda partive politike shqiptare”, u shpreh ai pas bisedimeve. Abdixhiku shtoi se ka zhvilluar takime edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, por se nuk ka asnjë kandidat specifik të prezantuar deri më tani. “Nuk na...
Burimi:
sot.com.al