Sulmi ndaj Qipros, Greqia nis me urgjencë dy anije ushtarake dhe dy avionë F-16 në zonë

Sulmi ndaj Qipros, Greqia nis me urgjencë dy anije ushtarake dhe dy avionë F-16 në zonë

Pas dy sulmeve me dron në ishull, Greqia ka vendosur të aktivizojë planin e përbashkët të mbrojtjes me Qipron, me vendim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ministri i jashtëm grek ka lajmëruar se Greqia dërgon në Qipro dy anije ushtarake fregata “Kimon” dhe “Psara”, kjo e fundit e pajisur me sistemin anti-dron, si dhe dy avionë luftarakë F-16. Sipas njoftimeve, nesër në ishull do të udhëtojë edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, për të koordinuar veprimet me autoritetet qipriote.