Stuhitë e forta dhe pluhuri Afrikan godasin Greqinë, pezullohet lundrimi në të gjithë vendin
Greqia po përballet këtë të diel me një valë moti të ashpër: stuhi të forta, erëra deri në 9 ballë në Egje dhe një re e dendur pluhuri afrikan që ka mbuluar qiellin, sidomos mbi Athinë. Reshjet më intensive janë regjistruar në zonat perëndimore dhe veriore. Në Korfuz dhe Paxoi moti u përkeqësua rreth mesditës, ndërsa Epiri, Maqedonia Lindore dhe Trakia janë goditur nga stuhi të forta deri në orët e pasdites. Autoritetet paralajmërojnë për përmbytje lokale dhe probleme në qarkullim. Në lindje të vendit dhe mbi Egje fryjnë erëra shumë të forta jugore, që arrijnë në 8 dhe në disa zona 9 ballë, duke krijuar det të trazuar. Që prej mëngjesit janë pezulluar shërbimet e trageteve në portet kryesore si Pireu, Rafina dhe Lavrio, duke bllokuar linjat drejt ishujve...
Burimi:
sot.com.al