Stuhi dhe reshje të forta në Greqi, mot i paqëndrueshëm deri të premten

Stuhi dhe reshje të forta në Greqi, mot i paqëndrueshëm deri të premten

Një valë e re moti të keq po prek Greqinë këtë fillimjave, me reshje të dendura, stuhi të forta dhe erëra intensive, ndërsa një sistem i thellë barometrik pritet të përshkojë vendin gjatë së martës, 17 shkurt. Sipas Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë, sot, e hënë 16 shkurt, reshje dhe stuhi lokalisht intensive priten në ishujt e Egjeut Lindor dhe Dodekanezit, si edhe në Jonin jugor dhe Peloponezin perëndimor e jugor deri në orët e mëngjesit. Meteorologu Yannis Kallianos paralajmëron se të martën do të mbërrijë një “sistem i shpejtë, por dinamik”, i cili mund të sjellë sasi të konsiderueshme shiu në zona ku toka është tashmë e ngopur me ujë. Një minimum i thellë barometrik po organizohet në rajonin e Adriatikut dhe do të lëvizë drejt...