Stuhi dhe reshje të forta në Greqi, mot i paqëndrueshëm deri të hënën
Stuhi të forta dhe reshje intensive shiu kanë përfshirë pjesë të mëdha të Greqisë që nga e shtuna në mbrëmje, duke detyruar autoritetet të aktivizojnë alarmin e kuq në shtatë rajone të vendit. Moti i rëndë po shoqërohet me stuhi, erëra të fuqishme dhe rrezik për breshër në disa zona, ndërsa në zonat malore dhe në rajonet veriore gjysmë-malore parashikohen edhe reshje bore. Zona e Athinës u prek nga vala e parë e motit të keq në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe është vendosur nën nivelin portokalli të alarmit. Sipas autoriteteve, deri tani nuk raportohet për probleme serioze. Autoriteti i Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se alarmi i kuq është aktivizuar për shtatë rajone, duke sinjalizuar rrezik të lartë, dhe u...
Burimi:
syri.net