Spiropali vizitë në Kosovë/ Ministrja e Jashtme pritet në Presidencë, nga Vjosa Osmani

Spiropali vizitë në Kosovë/ Ministrja e Jashtme pritet në Presidencë, nga Vjosa Osmani

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, e Shqipërisë Elisa Spiropali, u prit këtë të mërkurë nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pas takimit me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, me të cilën patën dhe një deklaratë për media. Më tej, Ministrja do të pritet në takime të veçanta nga Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, si dhe nga Kryeministri Albin Kurti. Spiropali do të zhvillojë gjithashtu takime me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe AAK-së, Ramush Haradinaj. Takimet do të fokusohen te thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, riaktivizimi i mekanizmave institucionalë të bashkëpunimit, përgatitjet për mbledhjen e përbashkët qeveritare G2G dhe zbatimi i...