Sorensen për takimet në Prishtinë: U përqendruam në avancimin e dialogut Kosovë-Serbi
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se në takimet në Kosovë që zhvilloi një ditë më parë u përqendrua në avancimin e procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë. Emisari evropian zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me ministrin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Glauk Konjufca. “Vizitova Kosovën për bisedime të mira me kryeministrin Kurti dhe ministrin e sapoemëruar të Jashtëm, Konjufca. U përqendruam në avancimin e normalizimit të raporteve me Serbinë, zbatimin e zotimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe progresit në rrugën evropiane”, shkroi ai në X më 24 shkurt. Visited Kosovo for good discussions with PM @albinkurti and newly appointed FM @KonjufcaGlauk. We focused on advancing the normalisation of relations...
Burimi:
sot.com.al