Sorensen, pas Prishtinës në Beograd/ Serbia i vë “kusht” asociacionin
Pas Prishtinës, ndalesa e rradhës e të dërguarit të BE për dialogun Kosovë-Serbi ishte Beogradi këtë të premte. Zyrtari serb Petar Petkoviç i ka bërë të ditur Sorensen se përparimi në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku mes Serbisë dhe Kosovës varet nga gatishmëria e kësaj të fundit për ta themeluar një asociacion të komunave me shumë serbe. Levizjet e Sorensen lexohen si një përpjekje të re për të shënuar përparim në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje. Gjatë vizitës së Sorensenit në Prishtinë të mërkurën, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha vendi i tij është i gatshëm për normalizim të raporteve me Serbinë, por pati sërish kërkesa për të, mes të cilave dorëzimi i Milan Radoiçiç, të akuzuarit kryesor për...
Burimi:
sot.com.al